Google ADS

Blerim Latifi: Nuk jam optimist se nesër do të kemi marrëveshje

22:24 | 8 Janar 2020
L G

Analisti politik, Blerim Latifi, nuk beson që mund të arrihet një marrëveshje LDK-VV të enjtën.

Këto komente Latifi i ka thënë në emisionin Pressing në T7.

“Nuk jam optimist se nesër do të kemi marrëveshje”, ka thënë ai.

Gjithsesi Latifi beson që një marrëveshje mes dy partive do është e mundur në ditët në vijim. Ai ka shtuar se ministrat e ardhshëm pritet të jenë mbi nivelin e mesatares normale të popullatës.

“Kemi pasur një ministër të brendshëm që nuk ka ditur të shkruajë. E thënë kështu. Nga ministra normal pritet të ketë punë normale”

Po ashtu, anëtarë të të dy subjekteve kanë dhënë indikacione se marrëveshja është afër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme