Kryesuesi i komitetit ushtarak të NATO-s, Stewar Pich, gjatë vizitës së parë të tij në Maqedoni, me ftesë të komandantit, Vasko Gjyrçinovski, sot mori pjesë në shtabin e armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, ku u takua edhe me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinksa.
Gjatë takimit mes Gjurçinovskit dhe marshal Steward Pich, u bisedua për proceset që po ndërmerren para anëtarësimit në NATO, përkrahjen e organit më të lartë ushtarak të NATO-s si dhe për konferencën e Komititeti Ushtarak që do të mbahet javën e ardhshme në Bruksel, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ministrja Sheqerinska theksoi se zhvillimi pozitiv i ngjarjeve në Spanjë do të mundësojë që vendi në kohë ta ratifikojë protokollin për hyrje në aleancë. Kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Steward Pich, përshëndetoi reformat në transformimin e armatës dhe theksoi përkrahjen e mëtejshme të planit për trajnim dhe ushtrime”, thuhet në njoftim.
Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë, për shkak ...
Pas deklaraës së Osmanit, Kurti: Kam qenë vazhdimisht në kom...
Gresa: E kam shkatërruar Drilonin
Rovena: Nga përkushtimi ndaj muzikës nuk arrita të martohem,...
Kurti për sulmin në Zveçan: Janë akte kriminale dhe terroris...
Muzeu Rijksmuseum në Amsterdam, ndër më të vizituarit në bot...