Mustafaj komenton kërcënimet e Iranit – Në Ballkan jemi vendi më i rrezikuar

19:45 | 8 Janar 2020
Arbresh Info

Ish-ministri i jashtëm, Besnik Mustafaj, ndërsa foli për konfliktin Iran-SHBA dhe kërcënimin e Iranit, tha se kjo nuk e prek Shqipërinë, pasi deklarata ishte hakmarrje ndaj vendeve aleate të SHBA në Rajonin e Lindjes së Mesme dhe jo vendeve europiane.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News24”, Mustafaj tha se megjithatë Shqipëria është vendi më i ekspozuar ndaj këtij rreziku sa i përket Ballkanit pasi ka marrë përsipër të strehojë 3 mijë muxhahedinë, ndërsa vitin e kaluar i dëboi një ambasador i cili ishte një figurë e lartë në shërbimin informativ të Iranit.

Shqipëria rrezikohet sigurisht por Irani nuk ka përmenduar vende europiane por vetëm vende të Rajonit të tyre që janë aleate të SHBA. Ne jemi vendi më i ekspozuar në Ballkan sepse kemi strehuar 3 mijë muxhahedinë. Kam shumë frikë. Agjencitë tona Kombëtare kanë kapacitete jo të mëdha për të hetuar rrezikun që mund të vijë për këtë gjë.

Shqipëria dëboi ambasadorin e Iranit dhe kjo nuk arrohet lehtë prej tyre. Ambasadori iranian këtu ishte një nga figurat kryesore të iranit në fushën e shërbimeve sekrete. Irani e dërgoi në Shqipëri dhe kjo do të thoshte se ata e kishin në vëzhgim Shqipërinë dhe rolin e muxhahedinëve këtu. Shqipëria duhet me patjetër të komunikojë me aleatët, të kërkojë ndihmë prej agjencive kombëtare të aleatëve pasi ne jemi vend i NATO dhe aleat i SHBA  dhe mund të shkëmbejë informacione apo t’u kërkojë ndihmë.

Degëzimet në vendin e tyre këta i kanë, si i kanë mundësitë që të shkëmbejnë informacionet këtë nuk e di. Paranoja e regjimeve të diktaturave kjo është e njohur. Shoqëria iraniane ndryshe nga shoqëritë arabe është shumë më e civilizuar, për të kërkuar të drejtat , për protestat, elita shoqërore është shumë më e ngritur.

MEK është një organizatë në gjithë botën, janë bërë dhe Kongrese të mëdha, qendra e tyre është në Francë dhe janë një opozitë shumë dinamike dhe jo me një këmbë në varr. Por në Iran nuk lejohet të bësh një aktivitet politik kundër shtetit vendas, aktivitet politik kundër një vendi tjetër veç Iranit lejohet.

Deklaratat zyrtare flasin se konflikti do të vijojë, si ajo për Gjirin Persik. Si Irani dhe Trumpi premtojnë përgjigje të ashpra. Pse Trump premtoi 52 qendra? Kjo korrespondon me 52 pengje që SHBA i kishte në ambasadë në ’79.

Iraku i bëri thirrje trupave amerikanë të largohen por nuk është vendim ekzekutiv, është thirrje.  SHBA ka marrë gjithmonë parasysh objektivat dhe jo pasojat mbas tyre. Por për herë të parë një vendim i tillë u mor nga Presidenti Trump në shkelje të Protokollit detyrues për të lajmëruar Kongresin, që është i shenjtë në SHBA. Nuk e di nëse tani i janë drejtuar Gjykatës për këtë veprim apo jo por ka një pakënaqësi të madhe nda Trump, jo se u vra Soleimani por sepse Presidenti shkeli për herë të parë Protokollin.”- tha Besnik Mustafaj./BW

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme