Enver Hasani interpreton sipas dëshirës së tij çështjen e nominimit të kryeministrave nga Presidenti

19:43 | 8 Janar 2020
L G

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, brenda dy viteve ka bërë interpretim të ndryshëm rreth procedurës së mandatimit të kanditatit për kryeministër nga Presidenti i Republikës së Kosovës.

Nuk dihet se pse,  Hasani ka ndërruar interpretimin, mirëpo të dyja deklarata e tij, njëra në vitin 2017 dhe tjetra në vitin 2019, janë krejtësisht të kundërta me njëra-tjetrën .

Ish-kreu i  Gjykatës Kushtetuese në një intervistë të dhënë për “Tribuna Chanel “në qershor të vitit 2017,  kishte thënë se nuk përjashtohet mundësia që presidenti të mandatojë për formimin e qeverisë edhe partinë e cila nuk e ka shumicën e vendeve në Kuvend.

Hasani në atë kohë potenconte se presidenti mund të mandatojë partitë që mund të krijojnë shumicën, madje edhe një person i cili s’ka marrë fare pjesë në zgjedhje.

“Mandati mund t’i jepet çdo kujt që e ka kalu pragun, që është parti parlamentare. Ajo është quajtur disckrecion. Nuk mundet me u abuzu diskreconi, mos me ia dhanë kërkujt. Është detyrim kushtetues i shefit të shtetit, që herën e dytë sikur herën e parë, me ia dhanë sipas një renditje. Herën e parë atyre që kanë dalë shumicë, ndërkohë herën e dytë që kanë dalë i dytë i tretë ose i katërt. Ose që mund të mandatohet nga partitë parlamentare që përbëjnë shumicën e re, mund të mandatohet një person i tretë krejt jashtë atyre që kanë marrë pjesë në zgjedhje”, ka thënë Hasani.

Tutje, Hasani kishte deklaruar se është detyrim Kushtetues që të ndiqet një rregull i tillë për  nominimin për kryetar të qeverisë.

“Është detyrim i shefit të shtetit dhe përbën shkelje kushtetuese …Nëse herën e parë nuk arrihet në parlament një shumicë, herën e dytë duhet t’i thërret të gjitha forcat politike dhe të zgjidhet.. është obligim kushtetues”, kishte deklaruar  Hasani.

Por, dy vjet pas, deklarata e Hasanit për të njëjtën çështje, është krejtësisht ndryshe.

I ftuar në  “Pressing’ në 12 dhjetor të vitit 2019, pas zgjedhjeve të 6 tetorit,  Hasani kishte dhënë një version krejt tjetër rreth procedurës së mandatimit të kanditatit për kryeministër nga Presidenti i Republikës së Kosovës.

Ai, kishte deklaruar se Presidenti fillimisht e fton partinë e parë me një kandidat për kryeministër, nëse dështon i nominuari i parë për të bërë shumicën, atëherë ia dërgon ftesën përsëri partisë së parë në këtë rast “Vetëvendosjes” me një kandidat tjetër, e nëse dështon edhe i nominuari i dytë atëherë vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme. Deklaratën në fjalë mund ta ndiqni nga minuta e  35.

“ Hera e dytë, prapë ia dërgon VV’së me një kandidat tjetër, edhe kryhet muhabeti. Dështon edhe ai, shkon vendi në zgjedhje”, kishte deklaruar Hasani./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme