Irani iu përgjigj vrasjes ku Shteteve e Bashkuara vranë zyrtarin e saj të lartë ushtarak, gjeneral Qassem Soleimani, duke gjuajtur mbi një duzinë raketa balistike në dy objektet ushtarake amerikane në Irak të martën mbrëma.
Për situatën e krijuar tashmë kanë raportuar të gjitha mediat botërore, duke e cituar si një situatë të rrezikshme atë që është krijuar mes këtyre dy shteteve.
Reperja me famë botërore, Cardi B, njëherësh ndër emrat më të pëlqyer të muzikës hip-hop në botë, u ka dalë së fundmi në mbështetje iranianëve.
Ajo publikoi një video të një interviste të një qytetari iranian, i cili para kamerave thotë se populli iranian i do amerikanët, por jo edhe presidentin e tyre.
“Zëri i iranianëve. Ata nuk janë terroristë. Trumpi është”, ka shkruar Cardi B në mbishkrimin e kësaj video, të publikuar në rrjetin social Instagram.
Ndërkohë, reperja ka marrë komente të shumta nga ndjekësit e saj, të cilët janë pajtuar me mendimin e saj.
Gjykata e BE-së: Çdo grua afgane mund të aplikojë për azil n...
FIFA kërkon që dy sporte të reja të përfshihen në Lojërat Ol...
Rreth 30 familje detyrohen të evakuohen si pasojë e përmbytj...
Forcat ukrainase godasin me dronë kamikaz rafinerinë ruse në...
Lajçak për sulmin e Banjskës: Përgjegjësit duhet ndëshkuar
Përmbytjet në Bosnje, Begaj solidarizohet me qytetarët e pre...