Google ADS

Ermali dhe Ariana nisin 2020-ën me pushime luksoze në Maldive

17:19 | 8 Janar 2020
A. B.

Këngëtari shqiptar, Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana Fejzullahu, javë më parë u bënë prindër për herë të katërt.

Çifti, të cilët janë të martuar prej vitesh, gëzojnë një jetë të lumtur familjare me prezencën e katër fëmijëve, Artit, Erës, Bunës dhe Anës, shkruan portali arbresh.info

Ermali së fundmi publikoi disa fotografi në rrjetin social Instagram, të realizuara këto ditë në Ishujt luksozë Maldive. Fejzullahu ka zgjedhur një nga resortet më luksoze të këtij ishulli, për të shijuar disa ditë të mira pushimi pas angazhimeve të shumta për fundvit.

“Pushimet e para për vitin 2020”, shkroi Ermali në mbishkrimin e një prej fotografive, ndërsa shfaqej në prapavijë me detin e bukur të Ishujve Maldive.

Të veshur me plot stil e me një pamje të mahnitshme, prindërit e rinj të showbizit kanë rrëmbyer gjithë vëmendjen. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme