LSDM-ja vazhdon të besojë se ka kohë dhe mundësi për koalicione eventuale parazgjedhore me partitë politike shqiptare, edhe pse këto të fundit pothuajse e kanë hedhur poshtë këtë opsion.
Nga partia e Zoran Zaevit thonë se nëse ka marrëveshje, opinioni do të njoftohet në kohë.
“LSDM-ja ka program dhe koncept me të cilin do të dalë para qytetarëve. Në pjesën e koalicioneve parazgjedhore, nuk do të doja të flas. Mendoj se akoma është herët”, tha Kostadin Kostadinovski, zëdhënës i LSDM-së.
Partia e Hristijan Mickoskit në vazhdimësi ka deklaruar se komunikimi me të gjitha partitë, përfshirë edhe ata shqiptare, është i vazhdueshëm, megjithatë, për herë të parë pranon se nuk është e interesuar për koalicione parazgjedhore, përveç koalicionit tradicional.
“Nuk besoj se cilido nga subjektet politike në vend është i interesuar për koalicion parazgjedhor mes vete me cilëndo parti tjetër por pas zgjedhjeve, absolutisht kapacitet për këtë kemi”, pohoi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Kur Alternativa ka deklaruar hapur se heq dorë nga ideja e koalicionit trepalësh, dy partitë e tjera në këtë trekëndësh, ASH-ja dhe Besa vazhdojnë të mos e pranojnë hapur këtë fakt.
|Ne besojmë se një iniciativë trepalëshe ka shansë dhe besojmë sinqerisht se mund të ndodhë bashkëpunimi i këtyre tre subjekteve sepse këto tre subjekte kanë një interes të përbashkët dhe platformë të përbashkët në drejtim të asaj se skena politike shqiptare duhet të ndryshojë”, pohoi Fadil Zendeli, Lëvizja Besa.
“Bisedimet vazhdojnë dhe unë besoj se do të përfundojnë me sukses”, tha Syrija Rashidi, deputet i Aleancës për Shqiptarët.
Alternativa beson se tashmë është afër një marrëveshje vetëm me Aleancën për Shqiptarët. E painteresuar për koalicion parazgjedhur është edhe BDI-ja. PDSH-ja, e cila kishte pranuar se shqyrton mundësinë e koalicionimit parazgjedhor me LSDM-në, një ditë më parë njoftoi se ka vendosur të garojë e vetme edhe në zgjedhjet e 12 prillit./alsat m
Gjermania dyshon se dy kabllo nënujore iu këputën qëllimshëm
Raketa amerikane godasin Rusinë, Meçollari: Integriteti terr...
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit E...
Zgjedhjet politike të 2025, Presidenti Begaj nis konsultimet...
Logopedi s’u dënua për keqtrajtimin e 3-vjeçares me autizëm,...
UEFA njofton se kanë nisur procedurat për ndeshjen mes Ruman...