Autoritetet e Iranit kanë gjetur kutitë e zezë të aeroplanit ukrainas të pasagjerëve që u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga kryeqyteti Teheran.
Sipas agjencisë gjysmë zyrtare të lajmeve Mehr, Ali Abedzadeh, kreu i Agjencisë së Aviacionit Civil të Iranit, tha se shkaku i rrëzimit ende nuk është përcaktuar.
Abedzadeh gjithashtu njoftoi se vendi i tij nuk do t’i jepte kutinë e zezë Boeing-ut, duke thënë se janë duke shqyrtuar që t’ia dorëzojnë një vendi të tretë.
Aeroplani Boeing 737 që i përkiste Kompanisë Ajrore Ndërkombëtare të Ukrainës u rrëzua pranë Aeroportit Imam Khomeini të Iranit menjëherë pas fluturimit në orët e mëngjesit të sotëm.
Të gjithë 167 pasagjerët dhe nëntë anëtarët e ekuipazhit në aeroplan vdiqën në përplasje. Avioni ishte drejtuar për në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.
Abedzadeh tha se shkaku i incidentit do të zbulohet pas ekzaminimit të regjistruesve të aeroplanit në kutinë e zezë, duke shtuar se procesi do të kryhet nga një komision i Organizatës së Aviacionit Civil të Iranit.
“Ukrainasit mund të bashkohen në mbledhjet e komitetit”, shtoi ai./AA/
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...