Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela që nga shpallja e zgjedhjeve kërkon koalicion me partitë politike shqiptare qoftë opozitare apo pozitare për një fitore të mundshme me 12 Prill. Sela deri tani ka luajtur një lojë të dyfishtë me Lëvizjen BESA dhe Alternativën edhe pse e ka ditur se ata asnjëherë nuk bashkohen.
Mbrëmë Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Skender Rexhepi, beson në një marrëveshje pozitive me ASH, por e hedh poshtë mundësinë për koalicion me Besën.
Zejdi ka hedhur poshtë përfundimisht mundësinë për një koalicion me Besën, Rexhepi theksoi “Në asnjë rast, Alternativa dhe asnjë organ partiak nuk do të pranonte të ulet në një tavolinë me njerëz të cilët kanë thyer çdo shpresë dhe ideal tek votuesit tonë të përbashkët.” ka deklaruar Zejdi për një koalicion trepalëshe ASH- Alternativa dhe BESA.
Nga ana tjetër sot Arben Taravari ka theksuar se koalicioni opozitar do të bëhet brenda 1 jave, duke mos treguar se me cilin do të bëjnë. Sipas Taravarit me 12 Prill BDI-ja do të turpërohet nga rezultatet e zgjedhjeve, por nuk tregon pse ASH-ja nuk garon e vetme.
Ndryshe deri tani nuk ka asnjë bashkëpunim me partive shqiptare, edhe Menduh Thaçit ju prish ëndrra për një koalicion me LSDM-në, por edhe partitë tjera vetëm se luajnë me ndjenjat e votuesve të tyre për bashkëpunime por nga ana tjetër ata frikohen të dalin vet përballë BDI-së me 12 Prill. Nga anketat e fundit të të gjithë agjencive, BDI del fituese e zgjedhjeve të 12 Prillit në bllokun shqiptarë, ndërsa në bllokun maqedonas vazhdon lufta mes LSDM-së dhe VMRO-së./TS
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut