Wanda: Icardi është i lirë për të zgjedhur skuadrën

13:19 | 8 Janar 2020
Arbresh Info

Gruaja e Mauro Icardit, njëkohësisht agjentja e tij, Wanda Nara ka thënë se argjentinasi është i lirë për të zgjedhur skuadrën e radhës.

Për momentin argjentinasi është huazuar te PSG gjatë afatit veror nga Inter, transmeton portali arbresh.info.

26-vjeçari iu ka dëshmuar të gjithë formën e mrekullueshme pasi ka shënuar 14 gola në 18 ndeshje për “Parisienët”.

Icardi në kohën e fundit është i lidhur me transferimin në Juventus, mirëpo ka raportime se PSG është duke u munduar ta kompletojë transferimin e këtij të fundit.

E pyetur për të ardhmen e Icardit, Wanda u shpreh se vendimin e merr lojtari, por ende asgjë nuk është sigurt.

“Është vendimi i tij, por asgjë nuk është e sigurt. Unë jam duke udhëtuar në Paris, Milan dhe Romë, gjë që nuk është e lehtë po jam duke e bërë”

“Është duke ia dal shumë mirë në Francë dhe jam i lumtur për këtë gjë, plus jemi takuar me shumë shokë, andaj do të shohim”

PSG për momentin është lider në kampionatin francez me 45 pikë, ndërsa në kuadër të 1/16 e Ligës së Kampionëve do të luajë kundër Borussia Dortmund./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme