Si e mësoi lajmin e vrasjes së bashkëshortes, flet Hair Saliaj

13:04 | 8 Janar 2020
Arbresh.info

Hair Saliaj, bashkëshorti i Drita Saliaj ka rrëfyer momentin kur ka marrë vesh vrasjen e gruas së tij.

Sipas tij e kishte marrë në telefon nga Greqia, por Drita nuk ia kishte hapur.

“Unë isha në Greqi dhe e marr në telefon dhe nuk ma hapi telefonin. Më njoftoi vëllai i madh, i cili kishte shkuar në polici. Në Greqi kisha shkuar në fund të nëntorit”, tha ai.

Ai u shpreh se do të kërkojë drejtësi edhe për nipin, ndërsa theksoi se nuk ka pasur asnjë kontakt me familjarët e nipit.

“Patjetër, edhe fëmija po të ishte ai është krim”, tha Hair Saliaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme