Ekzekutimi i Kastriot Reçit, 6 të shoqëruar në polici

11:27 | 8 Janar 2020
Arbresh.info

Kastriot Reçi 47-vjeçari që mbeti i vrarë, gjatë ditës së djeshme në qendër të qytetit të Rrëshenit, sapo kishte dalë nga makina e tij dhe bashkë me të vëllanë i ishin drejtuar lokalit të tij kur është qëlluar me snajper nga dikush i cili siç Top Channel raportoi më herët e ka goditur atë nga kati i fundit i një pallati të pabanuar.

Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar 6 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Kastriot Reçi, deri në vitin 2018, sipas Autoritetit të Mediave Audiovizive, ka qenë aksioner në televizioni lokal “Media +”, por që në atë kohë i është hequr licenca me vendim bordi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme