Google ADS

Analizë: Një përgjigje modeste nga Irani

11:24 | 8 Janar 2020
Arbresh.info

Duke pasur parasysh rëndësinë e gjeneralit Soleimani dhe pasionet që ngjalli vrasja e tij – sulmi ushtarak i Iranit kundër bazave amerikane në Irak ishte një përgjigje modeste.

Sulmi ishte qartë në kohën e duhur për të shkaktuar sa më pak viktima të jetë e mundur. Edhe SHBA dhe Irani – megjithë retorikën e tyre – nuk duan një konflikt më të gjerë. Pra, mbase mund të tërhiqet një linjë nën këtë çështje tani për tani.

A është ky fundi i hakmarrjes së Iranit? Koha do të tregojë.

Por është e vështirë të shihet që politika iraniane të ndryshojë. Me sa duket do të vazhdojë të përpiqet të sigurojë qëllimet e saj rajonale, veçanërisht largimin e forcave amerikane nga Iraku.

Vrasja e Soleimanit ka dobësuar pozicionin e SHBA atje. Por ishin sulme me raketa nga përfaqësuesit e Iranit – milicia lokale shiite – kundër bazave amerikane që formuan preludin e kësaj krize të fundit.

A ka vendosur SHBA ndonjë masë ndalimi? Nëse jo, sulmet e frymëzuara nga Irani do të rifillojnë në kohën e duhur?

Jonathan Marcus

Korrespondent i BBC –së për diplomaci dhe mbrojtje

Përktheu dhe përshtati: F.Hajdari/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme