Google ADS

Kjo është 7 vjeçarja që vdiq dje në aksident trafiku

11:02 | 8 Janar 2020
Arbresh.info

Aja Gruda është vajza që ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti trafiku mes dy veturash në Ozdrim të Istogut.

7 vjeçarja nuk arriti t’i përballoi plagët e marra në aksident, ndërsa vdekja e saj u konstatua nga mjeku kujdestar, shkruan arbresh.info.

Lëndime trupore kanë marrë edhe tre persona të tjerë, dy meshkuj vozitës dhe një femër pasagjere.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve, ndërsa i dyshuari dërgohet është në mbajtje./arbresh.info/

 

 

Rrahje në një lokal të Rahovecit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme