Veternik, vidhet një kombi, para e mallra

10:32 | 8 Janar 2020
Arbresh.info

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në lagjen Veternik të Prishtinës.

Policia ka njoftuar se në një depo janë vjedhur një automjet – kombi me targa lokale, para të gatshme dhe mallra të ndryshëm, shkruan arbresh.info.

Ende nuk raportohet për asnjë të arrestuar.

“Lagja Veternik, Prishtinë 06/07.01.2020 – 19:00-07:50. Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në depon e tij, me ç ‘rast i kanë vjedhur një automjet – kombi me targa lokale, para të gatshme dhe mallra të ndryshëm”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës,./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme