Vetaksident në Vushtrri, lëndohen 3 persona

10:07 | 8 Janar 2020
Arbresh.info

Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku në Vushtrri.

Policia e Kosovës përmes raportit njëzet e katër orësh ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e së martës ndërsa vetura është vetaksidentuar, shkruan arbresh.info.

Deri te vetaksidenti dyshohet të ketë ardhur nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë se lëvizjes me kushtet.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Vushtrri 07.01.2020 – 09:45. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë se lëvizjes me kushtet e rrugës , humb kontrollin ndaj veturës dhe vet-aksidentohet. Si pasojë e aksidentit, tre pasagjer pësojnë lëndime trupore dhe dërgohen për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport./arbresh.info/

 

http://www.arbresh.info/lajmet/arrestohet-shqiptari-qe-po-kontrabandonte-4-palistanez/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme