Mbrëmjen e së martës është identifikuar një rast i kontrabandës me migrantë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një veturë në Vermicë janë gjetur katër persona nga Palestina, shkruan arbresh.info.
Në njoftim thuhet gjithashtu se vetura drejtohej nga një mashkull shqiptar i cili është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në raporton 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet gjithashtu se refugjatët deri në mëngjes kanë qëndruar në SPMK Vërmicë.
“Vërmicë, 07.01.2020-21:21. Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa vendore te cilën e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Gjate kontrollit në veturë janë hasur katër persona nga Palestina. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa refugjatet qëndrojnë në SPMK Vërmicë deri në mëngjes”,thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./arbresh.info/
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...