Google ADS

Të shterën të gjitha mundësitë kushtetuese para se të mendohet për zgjedhje

09:51 | 8 Janar 2020
Arbresh.info

Analisti politik Artan Murati ka deklaruar se është e papranueshme të flitet për zgjedhje të reja vetëm pse LV-ja dhe LDK-ja nuk arrijnë t’i tejkalojnë dallimet e vogla për pozita të caktuara.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se Kushtetuta e Kosovës e njeh edhe mundësinë e mandatimit të një kandidati tjetër për kryeministër nëse dështon mandatari i parë.

“Është e papranueshme të flitet për zgjedhje të reja tre muaj pas një procesi të rregullt zgjedhor, vetëm pse subjektet politike nuk arrijnë t’i tejkalojnë dallimet e vogla për pozita të caktuara. Kushtetuta e Republikës së Kosovës e njeh edhe mundësinë e mandatimit të një kandidati tjetër për kryeministër nëse dështon mandatari i parë. Konsideroj se duhet të shterën të gjitha mundësitë kushtetuese e reale para se të mendohet për zgjedhje sepse nuk kemi kaq shumë kohë për të humbur”, ka thënë Murati.

Murati ka vlerësuar se duhet të shterën të gjitha mundësitë kushtetuese dhe reale para se të mendohet për zgjedhje të reja.

Sipas tij, LV-ja dhe LDK-ja duhet të jenë realiste në kërkesa për ta arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme