Inflacioni i Eurozonës u përshpejtua në muajin dhjetor në ritmin më të shpejtë në tetë muaj e fundit, i nxitur kryesisht nga çmimet e energjisë.
Megjithëse rritja në 1.3 për qind në muajin dhjetor nga 1 për qind që niveli rezultonte në nëntor ishte në përputhje me pritshmëritë e ekonomistëve, përcjell Telegrafi.
Shifrat vijnë pasi presidentja e re e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde po përgatitet të nisë një sërë aksionesh që mund të përfshijë një detajizim më të thellë në shkaqet e presionit të dobët të çmimeve. BQE tashmë ka përdorur masa dhe stimuj monetarë gjithnjë e më lehtësues, që përfshijnë normat negative, huatë e lirë dhe triliona euro blerje pasurish, për të shtyrë inflacionin sa më afër objektivit të parashikuar rreth 2 për qind.
Megjithatë ende nuk mund të parashikohet një efekt i qartë, për aq kohë sa trazirat midis SHBA-së dhe Iranit po rrisin çmimet e naftës dhe arit në nivele të larta historike. Edhe nafta ka arritur çmimin 70 dollarë për fuçi, ritmi më i lartë që nga muaji shtator. Kjo mund të japë rezultate të shpejta në nivelin e inflacionit, por padyshim nuk do të mjaftojë për të kënaqur Bankën Europiane, e cila dëshiron të shohë një përmirësim të qëndrueshëm në themel të inflacionit.
Disa zyrtarë, përfshirë guvernatorin e Estonisë, Madis Muller, kanë argumentuar që BQE duhet së pari të shqyrtojë shkaqet e inflacionit të ulët, pastaj të përpiqet të ndërhyjë. Madje ekziston edhe një debat se më tepër se sa masat që pretendohen të merren, duhet të ndryshojë objektivi 2 për qind. Ndërkohë, BQE është zotuar të mbajë në veprim stimulin e saj të fundit derisa inflacioni të kthehet fort brenda objektivit të tij. Ekonomia e Eurozonës ka filluar të stabilizohet pas një ngadalësimi në vitin 2019, megjithëse rritja këtë vit pritet të mos kalojë 1 përqindëshin.
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...