Google ADS

Tërmeti godet pranë termocentralit bërthamor të Iranit

08:52 | 8 Janar 2020
Arbresh.info

Një tërmet i magnitudës 4.5 ka goditur në afërsi të një centrali bërthamor në Iran.

Dridhjet e fuqishme ndodhën 17 kilometra në juglindje të Borazjan që ndodhet në afërsi të centralit bërthamor Bushehr, transmeton portali arbresh.info.

Nuk ka raportime për vdekje apo lëndime, kurse statusi i dëmeve nuk dihet.

Incidenti vjen midis dy ditësh vdekjeprurëse dhe kaotike për kombin e Iranit.

Kombi zgjodhi sot të godasë bazat ajrore amerikane në shenjë hakmarrjeje për sulmin me avionë amerikane që vrau Qassem Soleimani, figura e lartë ushtarake në Iran./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme