Tri klube në garë për Piatek të Milanit

08:34 | 8 Janar 2020
Arbresh Info

Tri klube janë të interesuara për transferimin e sulmuesit të AC Milan, Krzysztof Piatek në afatin e janarit.

Sulmuesi me prejardhje nga Polanda nuk është duke kaluar formën më të mirë në “San Siro”, transmeton portali arbresh.info.

Gjithashtu hapësira e tij është në pikëpyetje që nga transferimi i sulmuesit, Zlatan Ibrahimovic.

Calciomercato ka raportuar se tri klube jashtë Italisë janë të interesuar për 24-vjeçarin në afatin dimëror.

Një ndër ta është nga Gjermania, Bayer Leverkusen ndërsa dy të tjerë nga Anglia, Aston Villa dhe Newcastle United.

Piatek i është bashkuar Milanit në janar të vitit 2019 nga rivali Genoa për 38 milionë euro.

Që nga ajo kohë ka qenë i pranishëm në 39 ndeshje në të gjitha garat në të cilat ka shënuar 15 gola dhe ka kontribuar me një asistim./arbresh.info.

Të ngjashme