Çmimet e naftës janë rritur pas raketave të hedhura ndaj dy bazave ushtarake në Irak ku janë të vendosura forcat amerikane.
Nafta e papërpunuar u rrit me 1.4% në 69.21 për fuçi në këmbimet tregtare aziatike, duke u zmbrapsur nga fitimet e mëparshme, transmeton portali arbresh.info.
Të ashtuquajturat asete të strehës së sigurt, si ari dhe jeni japonez gjithashtu u rritën.
Në të njëjtën kohë çmimet e bursës globale u ulën mbi shqetësimet e konfliktit në rritje në Lindjen e Mesme.
Indeksi i bursës Nikkei të Japonisë ra me 1.3% kurse Hang Seng në Hong Kong me 0.8%.
Televizioni shtetëror iranian tha se sulmi ishte një hakmarrje për vrasjen e komandantit të lartë të vendit Qasem Soleimani./arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë