Google ADS

Hakmerret Irani, hedh dhjetëra raketa mbi dy baza ushtarake amerikane

08:11 | 8 Janar 2020
Arbresh.info

Irani ka gjuajtur më shumë se 12 raketa në dy baza ushtarake amerikane në Irak, konfirmon Pentagoni.

Raketat e hedhura në bazën Ain al-Asad në Anbar dhe në një bazë në Erbil ndodhën në kohën kur tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit sa vijnë e shtohen, transmeton portali arbresh.info.

Kjo pasi që SHBA-të vranë gjeneralin iranian të forcave Kuds, Qassem Soleimani javën e shkuar.

Irani ishte zotuar për hakmarrje të ashpër.

Sulmin mbi bazat ushtarake amerikane e ka konfirmuar edhe presidenti Donald Trump.

Ai tha se gjithçka është mirë dhe se do të japë deklaratë në mëngjes, sipas kohës lokale.

“Gjithçka është mirë!” Trump cicëroi. “Raketat e lëshuara nga Irani në dy baza ushtarake të vendosura në Irak. Vlerësimi i viktimave dhe dëmeve po ndodhin tani. Deri më tani, mirë! Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe të pajisur mirë kudo në botë, deri tani! Do të bëj një deklaratë nesër në mëngjes”.

Ndërkohë ministri i jashtëm iranian Mohammed Javad Zarif tha se nuk po kërkojnë të eskalojë situata në luftë, por që do të mbrohen.

“Irani ndërmori dhe përfundoi masa proporcionale në vetëmbrojtje, në bazë të nenit 51 të Kartës së KB, synuese, nga e cila filloi sulmi i armatosur frikacak kundër qytetarëve tanë dhe zyrtarëve të lartë. Ne nuk kërkojmë përshkallëzim ose luftë, por do të mbrohemi kundër çdo agresioni”, shkroi në Twitter Zarif./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme