Guvernatori i Porto Rikos Uanda Vazquez ka deklaruar shpalljen e gjendjes të jashtëzakonshme në vend, dhe aktivizoi Gardën Kombëtare të Martën, pasi vendi u trondit nga një tërmet me magnitudë 6.4 ballë.
Tërmetet e vazhdueshme vranë të paktën një person, por edhe shkaktuan ndërprerje të energjisë dhe të ujit në zona të ndryshme. Të paktën 346 njerëz mbetën pa shtëpi, thanë zyrtarët, ndërsa banesat ishin rrafshuar, kryesisht në jug të ishullit. Shumë ndërtesa të dëmtuara u dëmtuan rëndë, duke u kthyer në rrënoja, shkruan “Reuters”.
Disa anëtarë të Kongresit kërkuan edhe ndihmën e presidentit amerikan Donald Trump. Trump është informuar për tërmetet dhe zyrtarët e administratës po monitorojnë ndikimin në koordinim me zyrtarët e Porto Rikos, tha në një deklaratë zv / sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere.
Ishulli është tronditur nga një seri tërmetesh që nga 28 dhjetori, përfshirë 10 me madhësi 4 ose më të mëdha, tha Shërbimi Gjeologjik i Sh.B.A-së. Një tërmet i madh me fuqi 5.8 ballë goditi ishullin, duke dëmtuar disa shtëpi./balkanweb/
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale
Përhapen protestat kundër kandidatit pro-rus për president t...
KQZ sot mban mbledhje
Gjermania po harton një listë objektesh që mund të kthehen n...
Kumbaro ndan pamje nga Tepelena e hijeshuar për Festa Kombët...
Kadetët e FSK-së marshojnë me sukses në kushte të rënda atmo...