Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pritet të takohen sot sërish në orën 14:00 në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, për të vazhduar bisedimet për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Ky takim vjen pas takimit të mbajtur sot, i cili zgjati më shumë se 3 orë, por që rezultoi pa një marrëveshje për bashkëqeverisje mes LVV-së dhe LDK-së, njofton RTK.
Gjithashtu Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë mbajtjen e mbledhjes së kryesisë në orën 10:00, e cila u ndërpre sot, për shkak të takimit mes Kurtit e Mustafës.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 6 tetorit dy partitë më të votuara janë Lëvizja Vetëvendosje me 26.270% të votave dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.548% të votave.
Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi të hënën i ka dhënë 48 orë kohë liderit të LVV-së, Albin Kurti për ta nominuar mandatarin për formimin e Qeverisë.
Kuvendi maqedonas fillon punën me shqyrtimin e pesë interpel...
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e personit...
Drita konfirmon largimin e dy lojtarëve
Protesta para bashkisë/ Militantët e Berishës dhe Metës sulm...
Groenlanda në qendër të vëmendjes, pas komenteve të Presiden...
Ndalohen dy persona për grabitje në tentativë në Gjilan