Deputeti i zgjedhur nga LDK-ja në Kuvendin e Kosovës, Driton Selmanaj thotë se fakti që Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet, nuk do të thotë se kryeministri duhet të jetë nga ai subjekt politik.
“E kaluara ka treguar që nëse i fiton zgjedhjet nuk do të thotë që e merr kryeministrin. Lëvizja Vetëvendosje ka fitu të drejtën që të jetë nikoqire që të zgjedh me kë të bëj koalicion. Sovrani vetëm atë ia ka dhënë, atë të drejtë”, tha Selmanaj.
Selmanaj ndër të tjera tha se janë duke e emancipuar edhe Lëvizjen Vetëvendosje dhe këtë e kanë bërë edhe gjatë kohës sa ishin në opozitë.
“LDK-ja po anatemohet tash e dy muaj, duke na bërë fajtor, thuajse nga të gjithë me disa përjashtime. A janë vjedh votat, a janë bërë gjithçka nga PDK-ja, por respektimi i Kuvendit, i Gjykatës Kushtetuese e të tjerave institucioneve është bërë gjithmonë nga LDK-ja. Në dy vjet opozitë me VV-së, nuk keni pa asnjë moment me gaz lotsjellës, as sulme ndaj kryeministrit Haradinaj, as vezë e as protesta të dhunshme në rrugë. Kemi vendosur ta emancipojnë edhe këtë parti politike”, u shpreh Selmanaj në Click të RTV 21.
Ai u shpreh se nga Lëvizja Vetëvendosje kanë kërkuar zotimin që do t’i kenë votat e tyre për ta zgjedhur Presidentin, kurse e quajti fyerje kërkesën e Albin Kurtit që ta tregojnë emrin e Presidentit, pasi kjo është shenjë mosbesimi, sipas Selmanajt.
“Albin Kurti ka thënë se pasi të jenë shtjerrur të gjitha mundësitë, i japim mundësinë LDK-së që të jap një emër por do të kaloj nëpër kryesi të VV-së për ta vlerësuar se a e meriton ky person postin e Presidentin. A nuk është kjo fyerje për LDK-në a? LDK-ja asnjëherë nuk ka propozuar një kandidat të pa denjë”, tha Selmanaj. /Telegrafi/
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...