Google ADS

Meta: Duhet të ketë lidhje direkte të qytetarit me deputetin

23:18 | 7 Janar 2020
L G

Presidenti shqiptar, Ilir Meta deklaroi sot se sa i takon reformës zgjedhore, mbështet çdo zgjidhje që lidh direkt deputetin me qytetarin.

I ftuar në një studio televizive, Presidenti Meta tha se duhet të ketë lidhje direkte të qytetarit me deputetin, me emrin konkret, dhe jo me partinë.

“Jam për një sistem të hapur dhe jo që deputeti të varet vetëm nga kryetari i partisë. Për mua problemi kryesor që ne kemi është se kemi një sistem politik dhe institucional në vend që ka dalë nga kontrolli i qytetarëve. Zgjidhja ime ka qenë referendumi. Unë e kam shprehur se edhe unë vetë jam gati t’i nënshtrohem një votimi nga qytetarët si President edhe pse kam gjysmën e mandatit pa konsumuar. E vetmja rrugë është që qytetarët të marrin kontrollin e sistemit. Kjo është rruga që politikanët të mos marrin iniciativa e ligje që cënojnë interesin e qytetarëve”, tha Meta.

Ai tha se nuk po lufton për fatin politik të Ilir Metës, por që ky shtet të mos zhbëhet dhe që ky vend të mos shpërbëhet duke ikur gjithë shqiptarët.

“Për mua ka forca të interesuara për ta zhbërë këtë vend”, tha Meta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme