Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli thotë se Albin Kurti e Isa Mustafa nuk mund ta mbajnë peng Kosovën.
Ish-Kryetari i Kuvendit konsideron se kryetari i VV-së, Albin Kurti, nuk është në gjendje të marrë përgjegjësi për vendin, sepse gjithë jetën e tij politike e ka kaluar duke qenë i papërgjegjshëm ndaj shtetit dhe kombit.
Ndërsa për Isa Mustafën, Veseli, në një intervistë për Indekonline, thotë se e ka marrë peng partinë e tij, ose është peng i saj, të përçarë në fraksione të individëve që luftojnë hapur e fshehtas për ta zënë fronin e tij, fronin e një partie e cila tash e 16 vjet marshon nga njëra humbje elektorale në tjetrën.
Në këtë intervistë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli thotë se nuk do t’i presin pafundësisht Mustafen e Kurtin për të arritur marrëveshje.
Madje, ai paralajmëron edhe disa veprime.
“Vendi është duke kaluar situatë delikate. Kemi hyrë në vitin e ri buxhetor, pa buxhet të miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Jemi duke lëvizur me të shpejtë drejt një situate kur shteti, në mungesë të Qeverisë, nuk do të jetë në gjendje të bëjë pagesat për mijëra punëtorë të sektorit publik, shërbyesit civilë, arsimtarët, mjekët, policët, ushtarët, profesorët e edukatorët e çerdheve. As për pensionistët, as për kategoritë tjera sociale dhe as të vazhdojë me implementimin e projekteve investive. Krejt kjo falë këtyre që nuk shohin përtej kolltukëve të tyre, sepse këta vetëm një punë dinë ta bëjnë: të bllokojnë çdo gjë dhe secilin që nuk përkon me interesat e tyre personale. Ne duhet të veprojmë, për të mos i lënë edhe më tutje këta të papërgjegjshëm që ta turpërojnë edhe më shumë shtetin e Kosovës. Nëse nuk veprojmë, bëhemi pashmangshëm pjesë e fajit të tyre”, ka deklaruar Veseli.
Por, çfarë nënkuptoni ai veprime?
“Dështimi i tyre për ta bërë Kosovën me Qeveri, nuk guxon të bëhet dështimi i vetë Kosovës. Ne nuk duhet të lejojmë që dështimi i tyre të kthehet në favor për propagandën e Serbisë, e cila ditë e natë nuk ndalon së vepruari për ta paraqitur Kosovën në sytë e botës si një shtet i dështuar. Ne nuk duhet të lejojmë që për shkak të këtyre kolltukxhinjëve, vendi ynë të shndërrohet në vend të pashpresë. Kosova nuk mund t’i presë pafundësisht ata. Nëse nuk i besojnë njëri-tjetrit, le ta thonë hapur. Fati politik i Albin Kurtit dhe i Isa Mustafës nuk është fati i Kosovës”, përgjigjet ish-kryetari i Kuvendit.
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...