Google ADS

Takimi mes Kurtit e Mustafës përfundon pa marrëveshje, bisedimet vazhdojnë nesër

18:19 | 7 Janar 2020
Arbresh.info

Pas tri orë ka përfunduar takimi mes Albin Kurtit e Isa Mustafës pa një marrëveshje.

Pas takimit Kryetari i LDK-së Isa Mustafa nuk ka dhënë as një shpjegim rreth diskutimit.

I vetmi që ka thënë se nesër do të vazhdoj ky takim ishte zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa.

“Ne fund të këtij takimi janë pajtuar që të mbahet edhe një takim nesër për orën do të ju njoftojmë nesër”, ka thënë Mustafa.

Ndonëse kryetari i LDK-së Isa Mustafa ishte se bashku me nënkryetaret e tij asnjë nga ta s’ka dhënë detaje se çka kanë arritur pajtueshmëri.

Ata që nuk janë parë pas takimit ishte delegacioni i Vetëvendosjes në krye më Albin Kurtin.

Ky takim ka ardhur vetëm një ditë pasi qe Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti është takuar më Presidentin Hashim Thaçi.

Ndonëse pa një marrëveshje paraprake, Kurti ka bërë publik 5 emrat e ministrave nga kjo parti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme