Ikballe Berisha – Hudutin ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës, disa ditë, pas kritikave që bëri ndaj liderëve shtetëror, të cilët përkrahën vrasjen e gjeneralit Iranian Qasem Soleimanit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Lajmin për arrestimin e saj, e ka bërë të diotur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Më datë 07.01.2020, Drejtoria Kundër Terrorizmit ne Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me PSRK-në dhe në bazë të urdhëresës nga organet kompetente te drejtësisë ka kryer bastisje ne lokacionin e të dyshuarës. E dyshuara është sjell për intervistim në Polici dhe me urdhër te prokurorit nga Prokuroria Speciale është dërguar në mbajtje për 48 (dyzet e tetë) orë, deri në vendim tjetër nga Gjykata kompetente”, tha Hoxha për arbresh.info
Ndryshe, Berisha-Huduti është themeluese e një fondacioni fetar islamik dhe pas sulmit amerikan ndaj gjeneralit iranian kishte bërë deklarat kundër Amerikës dhe Izraelit në faqen e saj në Facebook. duke thënë se gjenerali i vrarë Iranian nuk do të vdesë kurrë.
“Njerezit si ti nuk vdesin, por te vdekurit qe ecin mbi toke e qe mbajne gjak kriminile ata jane te vdekur por vetem frymojne per tu turperuar vet dhe kombin e vet kriminel”, kishte shkruar Huduti-Berisha.
Ajo ka thënë se hakmarrja ndaj kësaj vrasjeje është obligim.
“Zoti i dhasht durimin ngase te mbysesh zotin e shtepise i ke mbyt tere antaret e shtepise, e pastaj hakmarrja është obligim por nuk ka kufi”, kishte deklaruar ajo./arbresh.info
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...