Ngjyra e bënë lakrën e kuqe të jetë e vecantë, mirëpo kjo nuk është e gjitha..
Ndonëse në të vërtetë është një derivat i lakrës së gjelbër, ajo në ngjyrë të kuqe është më e pasur me lëndë ushqyese.
Ajo përmban 10 herë më shumë vitamina A, duke plotësuar 33% të nevojës ditore për këtë vitamina. Ka 14 miligramë më shumë vitaminë C, më shumë hekur etj.
Lakra e kuqe mund të hahet e ‘gjallë’ ose e gatuar dhe më poshtë do të rendisim të gjitha arsyet përse duhet ta përfshini më shpesh në regjimin tuaj.
Lakra e kuqe ndihmon në parandalimin e qelizave të këqija
Sa më e errët të jetë ngjyra e frutit apo e perimeve, aq më i lartë është numri i antioksidantëve. Kjo do të thotë se trupi furnizohet me molekula të fuqishme që luftojnë radikalet e lira.
Pikërisht këto të fundit janë përgjegjëse për mutacionin e qelizave, duke i shndërruar në kancerogjene. Sa më shumë të hani, ushqime që luftojnë radikalet e lira, aq më të shëndetshëm do të jeni.
Sytë e tu mund të përfitojnë nga lakra e kuqe
Ka kaq shumë lëndë ushqyese në lakrën e kuqe dhe një nga ato që vlen të përmendet është vitamina A. Kjo vitaminë është thelbësore për sytë dhe vizionin e mprehtë.
Në të vërtetë, vitamina A është dhe një lloj antioksidanti që mbron kornean dhe gjithashtu shtresën e qelizave të ndjeshme ndaj dritës në pjesën e prapme të të syrit që quhen retina.
Forcon sistemin imunitar
Të kesh një sistem të fortë imunitar do të thotë më pak sëmundje dhe infeksione. Një nga mënyrat më të lehta për të forcuar imunitetin tuaj është të konsumoni më shumë lakra të kuqe.
Kjo perime është e pasur me vitaminë C, një lëndë ushqyese e njohur që ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.
Lakra e kuqe ndihmon në parandalimin e osteoporozës , sepse përmban të gjitha llojet e mineraleve të nevojshme për kocka të forta. Ato janë kalcium, magnez dhe mangan.
Konsumimi i saj ndihmon në lehtësimin e ulcerës së stomakut
Kjo perime përmban glutamine, një aminoacid i njohur për lehtësimin e dhimbjes dhe inflamacionit të mukozës së traktit tretës./Express
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte