Google ADS

Krishtlindja në Shkodër, serbo-malazezë festojnë lindjen e Krishtit

15:43 | 7 Janar 2020
Arbresh.info

Besimtarët ortodoks të pakicave serbo–malazeze në Shkodër kanë festuar Krishtlindjen sipas kalendarit Juljan.

Ata janë mbledhur në kishën e Shën Trinisë në Vrakë të Malësisë së Madhe për të marrë pjese në meshën e shenjtë që u udhëhoq nga një prift i ardhur nga Mali i Zi.

Kryetari i shoqatës se pakicave, Pavlo Janko, pretendon se në Shqipëri janë 27500 serbo malazeze prandaj kërkon që në shkollat e Shkodrës, të mësohet gjuha serbe si dhe 7 Janari të shpallet festë kombëtarë.

Në një kohe që ata i drejtojnë kërkesa shtetit tonë, qytetari Irfan Domnori nga Shkodra, u dënua nga Mali i Zi, për herë të dytë Brenda 1 muaji. Ai vuajti 10 ditë burg pasi në trevën shqipfolëse të Trieshit në festën e organizuar për ngritjen e bustit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, Domnori festoi me flamurin kuqezi./TCH

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme