Google ADS

A do të ketë marrëveshje sot mes VV-së dhe LDK-së?

15:38 | 7 Janar 2020
Arbresh.info

Ka filluar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Isa Mustafa për arritjen e marrëveshjes për krijimin e koalicionit.

Ky takim po mbahet në  Kuvendin e Kosovës, shkruan arbresh.info.

Kujtojmë se deri tash këto dy parti nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje shkaku i postit të Presidentit.

Edhe më të vështirë arritjen e marrëveshjes e ka bërë përzgjedhja e Gluk Konjufcss pa një marrëveshje paraprake në krye të Kuvendit të Kosovës.

Të hënën para se Kurti të takohej më presidentin, Hashim Thaçi ka publikuar emrat e 5 ministrave nga rashet e Vetëvendosjes.

Mbetët të shihet nëse takimi i sotëm do të jetë vendimtar për arritjen e marrëveshjes pasi që edhe pak orë Kurti si fitues i zgjedhjeve duhet të dorëzoj emrin e Kryeministrit të Presidenti për t’i hapur rrugë formimit të Qeverisë./arbresh.info/

 

Nis takimi i Kurtit me Mustafën

Përfundon takimi i kryesisë së VV-së, Kurti: Jemi për bisedime më Mustafen

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme