Google ADS

Atdhe Grajqevci, përforcimi tjetër i Llapit

15:34 | 7 Janar 2020
Arbresh Info

Llapi ka transferuar mbrojtësin Atdhe Grajqevci nga Drenica.

Llapi është duke ka bërë disa transferime mjaftë të mira, për të qëndruar në luftë për titull, transmeton portali arbresh.info.

Transferimin e Grajqevcit e ka bërë zyrtare klubi përmes një postimi në Facebook.

“Zyrtare: Atdhe Grajqevci nënshkruan për 3 vite me Llapin

Mesfushori i qendrës i bashkohet vargut të futbollistëve premtues për të ardhmen e klubit

Atdhe Grajqevci ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Llapin. Mesfushori 21 vjeçar vie nga Drenica.

Atdhe Grajqevci, 21 vjeç, i lindur më 22.11.1998 në Kastriot. Është mesfushor qendre, por mund të luaj edhe si mesfushor defanziv si dhe mesfushor ofanziv. Grajqevci ka qenë pjesë e Prishtinës, KEK-ut, e së fundmi Drenicës. Poashtu ka mbrojtur me sukses ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës në kategoritë e reja.

MIRËSEVJEN ATDHE GRAJQEVCI ⚪️?”, ishte njoftimi i klubit.

Llapi e mbylli sezonin vjeshtor në pozitën e shtatë me 24 pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme