Përfundon takimi i kryesisë së VV-së, Kurti: Jemi për bisedime më Mustafen

15:13 | 7 Janar 2020
Arbresh.info

Pas 2 ore ka përfunduar takimi i kryesisë së Vetëvendosje.

Pas takimit kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti shkurt para mediave nuk ka treguar se çka kanë diskutuar.

Ndonëse është pyetur ai nuk ka deklaruar nëse ka sot takim me Isa Mustafen, kryetarin e LDK-së.

“Për shkak të agjendës ne e mbyllur për sot mbledhjen punën do të vazhdojmë nesër. Jemi për bisedime më Mustafen”.

Kujtojmë se kjo parti ka publikuar emrat e 5 ministrave pa një marrëveshje me LDK-ne.

Ndryshe Albin Kurti ka 48 orë dukë filluar nga dita e hënë për të dorëzuar të Presidenti emrin e mandatarit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme