Google ADS

Afro 200 të arrestuar për ndezje të qëllimshme të zjarreve në Australi

13:52 | 7 Janar 2020
Arbresh.info

Rreth 200 persona janë arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme në Australi.

Autoritetet shtetërore kanë arrestuar një total prej 183 personave në Queensland, New South Wales, Victoria, South Australia dhe Tasmani që nga nëntori 2019, lidhur me 205 zjarrvënie, transmeton portali arbresh.info.

Në New South Wales, 24 persona janë akuzuar për zjarr të ndezur me dashje, me 53 persona të tjerë që u përballën me veprime juridike për dyshimin se nuk kishin respektuar një ndalim të plotë zjarri.

Policia konkludoi se 103 zjarre në Queensland ishin filluar me paramendim, me 98 persona – 67 prej tyre të mitur – të identifikuar si fajtorët.

Zjarret kanë pasur efekte shkatërruese në Australi muajt e fundit, duke shkatërruar mijëra shtëpi, duke vrarë të paktën 25 njerëz dhe miliona kafshë.

Flakët deri më tani kanë përfshirë 13 milionë hektarë tokë, një zonë dy herë më e madhe se shteti amerikan i Maryland./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme