Një vend, dy kisha: ortodoksët e Malit të Zi i kremtuan krishtlindjet në një klimë tensionesh dhe përçarjeje, e cila së fundi është ashpëruar edhe nga ligji i shumëdiskutuar i komuniteteve fetare.
Miratimi i tij në parlament i ka helmuar marrëdhëniet e shtetit malazez me kishën ortodokse serbe që mbete dominuese në vendin e vogël fqinj me Serbinë. Një pjesë e besimtarëve kanë ndjekur shërbesat në kishën serbe, dhe të tjerë në atë ortodokse malazeze.
“Pjesa më e madhe e njerëzve në Malin e Zi, thjesht nuk pajtohen me këtë ligj. Në vend që të festonim Krishtlindjet në shtëpi, ashtu siç bëjnë të gjithë ortodoksët, ne u detyruam të luftonim në rrugë për të mbrojtur vendet tona të shenjta”, shprehet Ivan Ivanovic, nga kisha serbe.
“Ne jemi të gjithë të ndryshëm. Disa ndihen serbë, disa malazezë, por mendoj se nuk ka përse të ketë përçarje. Sepse nëse gjërat do të funksionin sipas ligjeve dhe drejtësisë hyjnorë, atëherë titullarët e besimeve fetare serbe dhe malazeze duhet të ishin pajtuar dhe t’i jepnin fund kësaj situat”, thotë Zeljko Dapcevic nga kisha ortodokse malazeze.
Ortodoksët dhe kishat e tjera lindore e festojnë Krishtlindjen në 7 janar, në bazë të llogaritjeve të bëra sipas kalendarit Julian. Dita e lindjes së Krishtit mbetet një prej festave më të rëndësishme të kalendarit të krishterë. Në Kosovë, liderët e vendit përcollën urimet e tyre për shëndet, lumturi e begati në ngrohtësinë e familjeve të besimit ortodoks, me shpresën që kjo ditë feste të shërbejë për ta shtuar besimin dhe respektin e ndërsjellë, për t’iu gëzuar arritjeve të përbashkëta dhe për të punuar për një jetë më të mirë./TCH
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D