Aktori i famshëm australian, Chris Hemsworth, ka vendosur të jap një donacion për të ndihmuar në luftën kundër zjarreve në vendin e tij.
Përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram, ai tregon se po dhuron një milion dollarë për shërbimet rurale të zjarrfikësve.
Hemsworth, 36-vjeç, në video po ashtu u kërkon fansave të bëjnë atë që munden për të ndihmuar.
“Përshëndetje të gjithëve. Sikurse ju, edhe unë dua të mbështes luftën kundër zjarreve këtu në Australi”, tha ai në përshkrim. “Familja ime dhe unë po kontribuojmë një milion dollarë. Shpresojmë që edhe ju të mund të futni edhe disa. Çdo qindarkë llogaritet, kështu që çdo gjë që mund të mblidheni vlerësohet shumë”.
“Në biografinë time unë kam shtuar një lidhje për të mbështetur zjarrfikësit, organizatat dhe bamirësit gjatë kësaj kohe shkatërrimtare dhe sfiduese”, vazhdoi ylli i “Thor”.
Ai përfundoi: “Përtej mirënjohjes për të gjithë në mbarë botën për dëshirat dhe dhurimet e tyre. Me të vërtetë ka një ndryshim”.
Hemsworth është në mesin e një mori yjesh që kanë ofruar mbështetje për të luftuar zjarret në Australi.
Pink dhuroi 500,000 dollarë dhe Kim Kardashian implikoi në Twitter se ajo gjithashtu bëri një dhurim.
Nicole Kidman dhe Keith Urban, të dy australianë njoftuan se kanë dhuruar 500,000 dollarë dhe Russell Crowe ka ndihmuar për të mbledhur 400,000 dollarë. /Telegrafi/
Zjarret në Australi: Shiu solli lehtësim, por priten flakë më të mëdha
Tre zyrtarë policorë të lënduar pas vetaksidentit në Varagë ...
Pirro Çako fshin nga YouTube këngën me 6 milionë shikime të ...
Policia prezanton punën dhe aktivitetet policore në veri
Policia shqiptoi 1 mijë e 258 gjoba për një javë në Gjilan
Mospërfshirja në listë për zgjedhje, Aliu: Vendim është i im...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...