Google ADS

Heidi Klum thotë se partneri i saj, Tom Kaulitz e ka bërë person më të lumtur

13:15 | 7 Janar 2020
Arbresh.info

Ylli botëror, Heidi Klum, duket se është më e kompletuar se kurrë në jetën e saj personale.

Modelja 46-vjeçare ka folur për martesën me Kaulitz, 30-vjeçar, për revistën People gjatë premierës së “America’s Got Talent: The Champions”.

“Jam një person shumë më i lumtur”, ka thënë Klum. “Për herë të parë, unë kam partner që mund të flas çdo gjë me të. Dikush që ndan detyrat dhe përgjegjësitë që ne kemi në jetë”.

Ajo vazhdoi: “Jam mësuar të kisha gjithçka vetë. Për herë të parë, e kam provuar eksperiencën si është të kesh një partner”.

Klum ka qenë e martuar dy herë më parë, me stilistin e flokëve Ric Pipino prej 1997 – 2002 dhe Seal prej 2005- 2014.

Ajo dhe partneri i saj aktual, Kaulitz u martuan në gusht të vitit 2019.

“Ai është personi më i dashur, më i ëmbël. Ndihem aq me fat”, tha ajo. “Nuk e di herën e fundit kur isha kaq e lumtur në jetën time. Ai është absolutisht i mrekullueshëm. Ndoshta kjo është sepse ai është gjerman dhe ne e kuptojmë njëri-tjetrin në një mënyrë tjetër”, ka thënë mes tjerash Klum. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme