Ra nga teleferiku, i riu jashtë rrezikut për jetë

13:09 | 7 Janar 2020
Arbresh.info

I riu që ra mesditën e sotme nga teleferiku në Brezovicë është jashtë rrezikut për jetën.

Këtë e ka bërë të ditur për portalin arbresh.info mjeku që ka trajtuar 30-vjeçarin në Spitalin e Ferizajt.

Ai tregoi se i aksidentuar ka pësuar lëndim në gjoks dhe qafë.

“Gjendja  e tij është e mirë, jashtë rrezikut për jetën. Ai është me vetëdije. Ka lëndim në qafë dhe gjoks”, tha ai./arbresh.info/

Bie nga teleferiku një person në Brezovicë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme