Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar të gjithë besimtarët e besimit ortodoks në ditën e Krishtlindjeve.
“I uroj qytetarët e Kosovës të besimit të krishterë ortodoks, që sot festojnë Krishtlindjen. Dëshiroj që kjo festë t’i gjejë të begata sofrat e tyre, t’u sjellë lumturi e gëzim. Mesazhet e mirësisë e bujarisë që simbolizon kjo festë le të na çojnë përpara, drejt një marrëdhënieje më të mirë me fqinjët tanë”, është shprehur ai.
“Le të hyjmë së bashku në rrugën e punës e të zhvillimit, që edhe gëzimin për festa ta kemi jo vetëm simbolik”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë arti...
BE ankesë në OBT ndaj Kinës
“Shqipëria, një perlë e vërtetë e Ballkanit”
Sri Lanka, merr detyrën presidenti i majtë pas fitores së gj...
Komuna e Prishtinës në pritje të votimit të buxhetit për vit...
Qeveria emërton rrugën Ballaban – Banjskë me emrin e heroit ...