Nga një lartësi prej 20 metrave, i riu kosovar që ka ardhur për pushime nga Zvicra, është lënduar sot në orët e para të mëngjesit në Brezovicë.
Raportohet se ka rënë nga teleferiku, kështu bëjnë të ditur burime të afërta për arbresh.info.
Ende nuk dihet identitetit i tij, i cili kishte shkuar së bashku me shokët e tij për të shijuar pushimin e tyre në Brezovicë.
Stafi mjekësor menjëherë ka mbërritur në stacionin e shpëtimit, e tash po e dërgojnë në Spitalin Rajonal në Ferizaj, mëson arbresh.info.
Dihet se në një qendër skijimi siç është Brezovica, nuk është rasti i parë që janë lënduar pushuesit, por ka pasur raste që kanë shkuar edhe deri në vdekje, shkak i keqmenaxhimit në këtë pjesë dhe dihet se Brezovica paraqet një nga zonat e fundit më të pazhvilluara të skive në Europën Juglindore.
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës