Rudina Dembacaj konfirmon lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku

08:05 | 7 Janar 2020
Arbresh.info

Rudina Dembacaj, tashmë një aktore shumë e suksesshme shqiptare, po përflitet që një kohë në media për lidhjen e re, gjë që mendohet se ka qenë pikërisht shkaku që ajo i dha fund martesës 3-vjeçare me babain e vajzës.

Duke qenë se u komentua mjaft shumë për një romancë dashurie me ish-deputetin Mark Frroku, zeshkania së fundmi e ka konfirmuar lidhjen e tyre përmes disa fotografive që ka ndarë në rrjetin social, Instagram

Në fakt, çifti i ri shfaqen tejet të lumtur përkrah njëri-tjetrit, derisa kanë realizuar një fotosesion së bashku për të uruar vitin 2020.

“E di që e donit të gjithë, por e kam për vete ekskluziven. Për të gjithë ju dashamirës dhe jo, e dua si partner në jetë dhe në biznes. Vit të mbarë me shumë dashuri, Mark dhe Rudi”, ka shkruar mes të tjerash Dembacaj.

Ndërkaq, urimet ishin të shumta nga ndjekësit e po ashtu edhe nga kolegët, duke e uruar për lidhjen e re.

Nga ana tjetër, bashkëshortja e ish-deputetit Frroku ndërroi jetë vitin e kaluar si pasojë e një sëmundjeje të rëndë në moshën 35-vjeçare.

Veç tjerash, Rudina vite më parë ka qenë e lidhur edhe me regjisorin Eduart Grishaj, i cili aktualisht po shijon lidhjen me prezantuesen Arbana Osmani. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme