Greqia mbulohet nga bora Një stuhi bore dhe erëra të forta e kanë goditur Greqinë dhe Egjeun, duke shkaktuar dëme të shumta në tokë dhe probleme në trafikun detar, njoftoi transmetuesi shtetëror grek ERT.
Sipas ERT-së udhëtime të shumta tragetesh u anuluan për shkak të erërave të forta dhe disa rrugë në brendësi të vendit u mbyllën si pasojë e reshjeve të borës.
Stuhia shkaktoi, gjithashtu, ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Athinës dhe në ishuj. Meteorologët kanë paralajmëruar më shumë borë dhe mot të keq duke filluar nga sot deri të enjten./Express
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...