Ardijana Maloku është diagnostifikuar me tumor në kokë, kërkohet ndihmë urgjente për shërim jashtë vendit

23:09 | 6 Janar 2020
L G

Me “Tumor” në kokë, në rrezik për jetë – Ardijana Maloku ka ppesw ditë qw  pret ndihmw nga qytetarë tw vullnetit të mirë në spitalin e Prizrenit

Kërkohet ndihmë urgjente për 45 vjeçaren, Ardijana Maloku nga Prizreni.

Prizrenasja, Ardijana Maloku, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe është diagnostikuar me sëmundjen “Cavernoma multiple”, që është lloj tumori në kokë.

Maloku, ka 5 ditë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe mjekët duke thënë se e ka kohën e limituar, deklarojnë që kjo sëmundje mund të trajtohet vetëm jashtë Kosovës.

Asaj i nevojitet tretman mjekësor jashtë shtetit, dhe familja nuk ka mundësi t’i mbulojë shpenzimet e tretmanit në shumë prej 17 mijë eurove.

Apelohet tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të ndihmojnë sipas mundësive për shërimin e saj./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme