Argëtimi i mirë nuk është kurrë i mjaftueshëm, prandaj vjen edhe një tjetër provë interesante për karakterin tuaj.
E tëra çfarë ju duhet të bëni është të zgjidhni shkopin magjik që ju pëlqen më së shumti dhe zbuloni se cila është magjia juaj, transmeton portal arbresh.info
Shkopi magjik #1 – Harmonik dhe të qetë
Ju vlerësoheni për paqen dhe harmoninë dhe mundoheni që të shmangni çdo mundësi konflikti. Jeta juaj është plotësisht në ekuilibër. Ju e kuptoni se keni nevojë për dritë dhe errësirë në çdo situatë që përjetoni. Nuk ka asgjë më të rëndësishme për ju sesa ekuilibri, sepse ju përjetoni nivele të larta ankthi sa herë që gjërat shkojnë keq.
Shkopi magjik #2 – Logjik dhe të pastër
Ka një vend për gjithçka dhe gjithçka ka vendin e vet. Kjo është motoja juaj dhe prisni që të gjithë rreth jush të ndjekin këtë. Shtëpia juaj është e organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe gjithnjë mundoheni ta mbani ashtu.
Orari juaj është i organizuar në mënyrë të barabartë, duke planifikuar me kujdes orët e ditës në atë mënyrë që ju i konsideroni logjike dhe produktive.
Shkopi magjik #3 – Entuziast dhe të lumtur
Ju e shikoni botën si një burim gëzimi dhe energjie. Gjithmonë zgjoheni me një buzëqeshje në fytyrë dhe e cila ju mban pothujase tërë ditën. Jeni të eksituar dhe gjithmonë kërkoni për një aventurë të re. Ideja e monotonisë dhe mërzisë ju ‘heq trurin’. Ju shijoni lirinë tuaj dhe përmbushni çdo ditë me aktivitete të ndryshme.
Shkopi magjik #4 – Të ndjeshëm dhe me zemër të madhe
Ju keni një zemër të artë, dëshirë dhe passion të palëkundur për të ndihmuar të tjerët. Shpesh ndaleni dhe e vendosni vetën në pozitën e tjetrit, e cila më pas ju jep energji për të vazhduar tutje me ndihmën, shkruan media kroate anma, transmeton portal arbresh.info
Jeni shumë të ndjeshëm dhe personalisht ndikoheni nga gjithçka që përjetoni në jetë dhe e tërë kjo ju ka formuar një personalitet shumë të veçantë.
Shkopi magjik #5 – Të fortë dhe të orientuar për qëllimin tuaj
Kur përqendroheni në diçka, asgjë nuk do t’ju heqë mendjen prej saj! Mos kini frikë nga puna e vështirë sepse e kuptoni që me punën e vështirë vjen suksesi. Ndërsa disa njerëz mund të mendojnë se ju jeni një profesionist i punës, e vërteta është se ju jeni shumë krenar për punën tuaj. Ju vendosni synime në çdo fushë të jetës tuaj dhe pastaj punoni për t’i arritur ato dhe nuk doni të pushoni derisa ta bëni./arbresh.info/
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...