Google ADS

Përfundon mbledhja e Kryesisë së LDK-së, nuk flasin për media

18:06 | 6 Janar 2020
L G

Pak minuta më parë,  ka përfunduar mbledhja  rreth tre orësh e kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa me anëtarët e Kryesisë së LDK-së.

Megjithatë, përkundër interesimit të mediave për të marr një qëndrim të LDK-së pas kësaj mbledhje, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Zyrtarë për media të LDK-së, kanë bërë të ditur se rreth asaj se çka është vendosur në këtë mbledhje, do të njoftohen përmes një komunikatë për media.

Ndryshe, sot kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti përmes një video-mesazhi, ka bërë të ditur pesë emrat e ministrave nga radhët e VV-së, si dhe emrin e zëvendëskryeministrit të dytë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme