Avokatët e të pandehurve për prishjen e kompleksit “Cosmos” nuk qëndrojnë të qetë. 7 ditë nga seanca për rastin TNT, mbrojtja me anë të shkresave iu drejtua opinionit për lëshime gjatë gjykimit.
Merxhan Dauti, avokat i inspektores së ndërtimeve, Elizabeta Najdovska, ankohet se Gjykata ia kufizon të drejtën e tij për të përdorur gjuhën shqipe. Kërkon përkthimin e të gjitha materialeve dhe provave dhe respektim të Ligjit të Gjuhëve.
“Mossigurimi i përkthimit për të gjitha dokumentet dhe materialet e nevojshme, respektivisht mossigurimi i përkthimit simultan gjatë gjithë rrjedhës së procedurave përbën një shkelje thelbësore të procedurës” deklaroi Merxhan Dauti, avokat.
Përveç Dautit, letër shkroi edhe Jovica Strashevski, e cili përfaqëson ish kryetarin e Komunës së Gazi Babës Toni Trajkovskin, gjithashtu i pandehur në rastin “TNT”. Atë e dorëzoi tek gjykatësja porotë Liljana Ivanovska – Koçovska, të cilës mandati katër vjeçar i skadoi më 24 dhjetor. Strashevski thekson se Këshilli Gjyqësor zgjedh dhe shkarkon porota, por nuk konstaton përfundim të skadimit të mandatit. Gjykatëses porotë i tha të mos vinte më në seanca gjyqësore në rolin e porotës.
“Nëse vazhdoni të paraqiteni në seanca gjyqësore si gjykatës porotë do të bëni vepër penale përfaqësim të rremë sipas nenit 391 të Kodit Penal për çka parashikohet dënim me burg” tha Jovica Strashevski, avokat.
Gjykimi për rastin “TNT” para Vitit të Ri shkaktoi nervozizëm në sallën e gjyqit. Përfundimi i çështjes krijoi lojë nervash. Avokatët që përfaqësonin të pandehurit u tërhoqën. Vendosën të tjerë. Mbrojtja apeloi që mandati i gjykatësit porotë ka skaduar, por megjithatë gjykata vendosi të ketë seanca. Vetëm një ditë para gjykimit, i pandehuri Toni Trajkovski raportoi se ishte rrahur dhe gjykimi u shty për më datën 17 të këtij muaji. Përveç ish kryetarit të komunës së Gazi Babës, të pandehur janë Mile Janakieski, i arratisuri Nikolla Gruevski dhe katër të tjerë. Gjykimi për rastin “TNT filloi në 24 Janar, dy vjet më parë.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç