Kandidati për kryeministër të Kosovës njëherë edhe lideri i VV-së, Albin Kurti përmes një videomesazhi ka bërë publik emrat që VV ka përzgjedhur për të drejtuar ministritë në Qeveritë e re.
Kurti ka thënë se Albulena Haxhiu është propozuar për Ministre të Drejtësisë, Blerim Reka për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë dhe Arben Vitia për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, shkruan arbresh.info.
Ndërsa Besnik Bislimi për Ministër të Financave dhe Transfereve e Rozeta Hajdari për Ministre të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë.
“Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Prof. Blerim Reka, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimi, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia”, ka thënë ai.
Kurti ka kërkuar nga LDK të sjellë emrat e 6 ministrave ndërsa ai do të publikoj edhe emrat e ministrave të pakicave.
“Le t’ia fillojmë punës për të mirën e qytetarëve, e sipas programit qeverisës tashmë të dakorduar. Unë zotohem se menjëherë pasi t’i kem ata gjashtë emra, do ta sjell emrin e ministrit nga pakicat joserbe dhe atë të pakicës serbe, por edhe emrat e së paku 10 zëvendësministrave”, ka thënë Kurti./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...