Llapi ka filluar përforcimet e mëdha në afatin e janarit.
Dje Llapi ndërpriti bashkëpunimin me sulmuesin Sebino Plaku, i cili iu bashkua Gjilanit, transmeton portali arbresh.info.
Ndërsa sot (e hënë) ka transferuar Jasmin Raboshta.
Raboshta më herët ka luajtur në shumë klube në Shqipëri dhe Turqi, derisa në karrierën e tij ka shënuar 120 gola.
Kompletimin e transferimit të 29-vjeçarit e ka bërë publike klubi përmes një postimi në Facebook.
“ZYRTARE: Jasmin Raboshta transferohet tek Llapi
Qendërsulmuesi shkodran, Jasmin Raboshta nga dita e sotme është futbollist i Llapit. Raboshta ka nënshkruar kontratë me klubin deri në përfundim të këtij edicioni me mundësi vazhdimi edhe për 1 vit.
Jasmin Raboshta, 29 vjeç, i lindur më 30.04.1990. Qendërsulmunes i shumë skuadrave në Shqipëri, si dhe ka provuar aventurën për dy vite në Turqi, ku në total në karrierën e tij ka shënuar 120 gola.
Raboshta vie si një përforcim me vlerë të madhe në repartin e sulmit.
MIRËSEVJEN JASMIN RABOSHTA! ⚪️?”, ishte njoftimi i klubit./arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...